Ecuria negative e skuadrës është e evitueshme dhe shumë pakënqësi kohët e fundit kanë lindur në Kombëtare. Ish-kandidati për president i FSHF-së dhe një ish-lojtar e kapiten i përfaqësues Shqiptare, Rudi Vata, i ka komentuar në emisionin sportiv “Sportnews” ne “News 24”.

Tre humbje rradhazi, largimi i Xhakës nga Kombëtarja, problemet me tifozët, ishin temat më të diskutuara.

Tre humbje radhazi kanë zbehur atmosferën pozitive që ishte në kombëtare, shanset për një kualifik në boteror thuajse se janë zero. Si e keni parë ju ecurinë e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”?
Mbas një arritje të tillë siç ishte në Europian, të gjithë mendojnë për progresin pasi ishte një kombëtare solide duke arritur edhe këto rezultate, por pas kësaj çdokush shpresonte, edhe një tifoz i thjeshtë për një kualifikim në Botëror, pasi edhe oreksi vjen duke ngrënë. Por, siç duket nga rezultatet dhe ecuria e ndeshjeve Kombëtarja ka bërë një hap mbrapa. Pothuajse ka përfunduar në ato nivele të cilën De Biazi e ka gjetur ekipin.

Pas rezultateve negative futbollistët kanë filluar të shfaqin pakënaqësit e para,Taulant Xhaka është larguar nga grumbullimi duke lënë pas edhe deklarata të forta. Duket se De Biazi po humbet edhe pikën më të fortë, grupin e skuadrës, çfarë mendoni për situatën e krijuar?
Për mua, De Biazi duhet të largohej mbas Europianit. Mori maksimumin nga ajo kombëtare, misioni i tij me përfaqësuesen përfundoi aty. Qëndroi dhe mori një risk, ndërsa tani për mendimin tim po merr një çmim që nuk e meriton sepse është De Biazi ai që na bëri ne një ekip Kombëtar serioz. Solli frymën e grupit, futi tek lojtarët ndienjën e madhe për fanellën kuqezi, tani sigurisht që rezultatet jo të mira sjellin disekuilibra të tilla, por nuk është profesionale dhe sidomos mbas një paraqitje pozitive në Europian këto situata tipike shqiptare të kthehen në kampin kuqezi. E di që tekniku po përpiqet t’i zerojë këto probleme, por e shikoj të pafuqishëm sepse ka humbur krahun e djathtë, Tramexanin. Është dobësuar në aspektin psikologjik si dhe në aspektin e përgjithshëm të përgatitjes së ndeshjeve. Kombëtarja ka humbur një lidër, për momentin nuk kemi një të tillë pas largimit të Lorik Canës, ndoshta ishte në kilometrat e fundit por të paktën gëzonte rrespektin e grupit. Ky është edhe një gabim i De Biazit që nuk gjeti dot në kohë një zëvendësues. Liderin që do jepte komandon e duhur grupit. Kombëtarja shqiptare megjithëse ka Hysajn, i cili është një lojtar i mirë dhe me eksperienc që luan edhe në “Champions League” prap nuk e gëzon rolin e liderit të plotëfuqishëm në ekip.

Ju thatë që Kombëtarja shqiptare nuk ka një lidër, por a e ka luksin që për një kapriço të trajnerit apo edhe të lojtarëve, të humbasë shumë futbollistë të rëndësishëm, si Xhaka, Kaçe, Gashi apo Meha?
Nuk e ka luksin sigurisht, por në të kaluarën De Biazi e ka patur privilegjin për të patur zgjedhje të mjaftueshme, tani rezultatet po shkojnë kundër tij, është krijuar një rrymë e pakëndshme, shikoj shumë “peshkaqenë” që janë zgjuar dhe janë bërë gati të sulmojnë teknikun nga të gjitha krahët. Gjithsesi kombëtarja është e shqiptarëve dhe duhet t’a mbrojmë, e jo ta sulmojmë kur është keq. Xhaka është një futbollist profesionist. Si çdo futbollist ka marrë vendimin e tij. Sigurisht ka të drejtën absolute për të kërkuar arsyen se përse nuk luan, por në fund duhet të llogarisë qe De Biazi ka për detyrë të marrë vendimet, dhe duhet t’i pranojë. Shpresoj që të mos triumfojë fryma e keqe për hatër të ndonjë lojtari. Nuk mendoj se ekipi Kombëtar është një ekip yjesh, që pa një Xhaka apo pa një tjetër lojtar mund të ketë haluçiancione të mëdha, e thamë më parë që kemi qenë një skuadër grupi. Grupi duhet të jetë i fortë dhe duhet konsiliduar. Nuk e di sa kohë do ketë në dispozicion de Biazi, sepse sigurisht që ka përçarje, mangësi, probleme,janë të qarta, por janë pjesë e futbollit dhe prandaj është i bukur sepse kur vijnë rezultate të mira gjthmonë ka fjalë të bukura dhe kur vijnë rezultate negative do mbash përgjegjësi dhe do durosh komentet e kritikëve.

Së fundmi ka shpërthyer një pakënaqësi e tifozëve në kampionatin shqiptar kundrejt drejtuesve të FSHF-së, e cila kulmoi mbi të gjitha në ndeshjen kundër Italisë. Si mendoni a ka ndikim në skuadër kjo krisje e tifozëve me fedratën?
Sigurisht që ka ndikim. Në një moment tifozat kuqezi janë më të mirët në botë, marrin vlerësimët maksimale, tani tifozat kuqezi na prishin imazhin. Për mua tifozët kanë të drejtë gjithmonë dhe federata ka nevojë për to. Nuk ka federatë në botë që mund të jetë e fuqishme pa tifozët. Një Shqipëri pa tifozët është një Shqipëri askushi. Jam i sigurtë që federata duhet të menaxhojë me diplomaci tifozat, duhet të krijojë sa më pak pakënaqëesi sepse tifozi është numri 1 i imazhit kombëtar. Futbolli nuk mundet me jetu pa tifozët. Duhet gjet gjuha e përbashkët sepse futbollistët pa tifozat nuk janë futbollistë dhe Kombëtarja pa tifozë nuk është Kombëtare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb