Mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger mund të largohet në fund të sezonit që po vjen pasi i skadon kontrata.

Ky është viti i fundit i Rudiger tek Chelsea sipas marrëveshjes aktuale, por bisedimet për rinovim kanë filluar tashmë.

Të interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit janë Real Madrid dhe PSG të cilat po tregohen të vëmendshme me situatën e tij dhe mund të nënshkruajnë edhe një para-marrëveshje në janar.

Rudiger do të shqyrtojë të gjitha opsionet para se të hedhë firmën e re me Chelsean në rast rinovimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb