Mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger është i gatshëm për ndeshjen kundër Portugalisë ditën e shtunë. Asnjë dënim për shtatlartin nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për kafshimin ndaj Paul Pogba.

“Unë nuk e kafshova Pogbanë. Por nuk kisha të drejtë ta afroja gojën te shpina e tij”. Deklaroi Rudiger, i cili në fundin e ndeshjes Francë-Gjermani mori edhe përqafimin e mesfushorit francez. UEFA nuk e ka gjykuar si kafshim, por thjesht një afrim të tepërt të gojës në shpatullën e Pogba, teksa njëri dhëmb edhe mund ta ketë prekur.

Evropianit aktual i shtohet edhe një risi tjetër. Ukrainë-Maqedonia e Veriut u drejtua nga argjentinasi Fernando Rapallini. Kjo është hera e parë që një gjyqtar nga Amerika Latine arbitron një ndeshje Evropian.

Euro ka edhe lajme jo të mira. Trajneri i Sllovakisë, Stefan Tarkoviç, deklaroi se mbrojtësi Vavro dhe një anëtar i stafit të tij rezultuan pozitivë me Cocid-19.

Lajm tjetër i keq është për Castagne e Belgjikës, i cili u dëmtua në ndeshjen hapëse kundër Rusisë. Ai u operua të martën në Antëerp, një ndërhyrje që zgjati gjashtë orë. Disa pllaka të vogla metalike janë vendosur rreth orbitës së syrit të tij të djathtë. Koha e rikuperimit pritet në dy muaj, duke i thënë lamtumirë Evropianit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb