TIRANE

Rudina Dembacaj javët e fundit ajo është përfolur shumë për jetën e saj private, duke nisur nga një shtatzëni e mundshme, tek planet për martesë me Mark Frrokun.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” për të zbuluar se si qëndron e vërteta për thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë. Rudina tha se nuk është në pritje të ëmbël dhe duket se nuk ka në plan të afërt këtë gjë.

Ajo zbuloi se shumë shpejt do të martohet me Mark Frrokun, por nuk ka nisur ende nga përgatitjet. E pyetur nga Bieta Sulo nëse do e ftojë ish-bashkëshortin në dasmë, Rudina u përgjigj:

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera. Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë”.

Ajo tha se dasmën me Markun planifikon ta bëjë në kishë dhe se do të organizohet brenda këtij viti. Rudina foli edhe për rikthimin në televizion, duke thënë se do të vijë shumë shpejt me një projekt, por nuk zbuloi shumë detaje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: