E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ishte këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa e cila ka folur për jetën e saj private dhe profesionale.

Gjatë intervistës, Rudina Dembacaj i ka kërkuar publikisht Enedës që të jetë e ftuar si këngëtare në dasmën e saj me Mark Frrokun pas pandemisë së koronavirusit. Eneda ka pranuar me kënaqësi duke shprehur se i pëlqen shumë të dy si çift.

Kujtojmë se Rudina dhe Mark Frroku janë fejuar në muajin maj dhe këtë e ka bërë vetë të ditur moderatorja përmes një “Instastory” ku tregonte në gisht unazën e fejesës.

Rudina Dembacaj: A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?

Eneda Tarifa: Aww mishi kokërr, paskemi dasmë.

Rudina Dembacaj: Po e kemi por të kalojë koronavirusi.

Eneda Tarifa: Do vij me kënaqësi të madhe sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni.

Rudina Dembacaj: Faleminderit mezi po presim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb