TIRANE

Rudina Dembacaj është treguar shumë e hapur me ndjekësit e saj rreth raportit me partnerin e saj, Mark Frroku. Aktorja e humorit ka vendosur t’i përgjigjet gjithë ndjekësve dhe pyetjeve të tyre lidhur me planet e saj të së ardhmes me Markun.

Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse ka menduar të ketë një fëmijë me Frrokun dhe Rudina është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Po”.

Në pyetjet e tjera, Dembacaj ka treguar se si e pritën vëllezërit dhe familja e saj lidhjen e dashurisë me ish-deputetin.

“Në fillim tronditje e madhe, pastaj gradualisht, si çdo familje. Ama kam ndjerë shumë mbështetje. Pa ta do isha shumë bosh”, ka treguar Rudina.

Aktorja e humorit ndan herë pas here foto apo video të ndryshme me Markun, duke treguar se janë duke shijuar në maksimum historinë e tyre të dashurisë. Ditën e djeshme ka postuar dhe një video duke kërcyer me Mark Frrokun por që nuk besojmë se i përket ditëve të fundit pasi ata shfaqen ne një lokal me njerëz duke kërcyer.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb