Deputetja Rudina Hajdari përkujton 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se ky përvjetor i gjeti vendin tonë të mbërthyer në dhimbje.

Hajdari thekson se kujtimet e këtij tërmeti katastrofik do na ndjekin gjatë gjithë jetës, ndërsa bën thirrje që të mbështesim sa më shumë familjet e prekura.

“Këtë herë 107 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë e gjeti vendin tonë të mbërthyer në dhimbje. Kujtime që do na ndjekin gjatë gjithë jetës tonë. Sot e gjithmonë duhet të nderojmë viktimat e pafajshme të tërmetit, qytetarë të denjë të Shqipërisë. Të mbështesim familjarët e tyre dhe njëri-tjetrin për t’i dhënë forcë edhe kur forca duket e pamundur. Rimëkëmbja nga kjo tragjedi do jetë e vështirë por solidariteti njerëzor, i pakufinj, është ai që po na mban të gjithëve me shpresë”, shkruan Hajdari.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb