Deputetja Rudina Hajdari, e cila është njëkohësisht edhe bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore, shkruan në “Twitter” se kjo reformë po merr rrugën e duhur.

Sipas Hajdarit, ftesa për opozitën jashtë për dialog është mirëpritur nga të gjitha palët, ndërsa shton se kërkesat më në fund po gjejnë konsensus.

“Rezoluta një zëri gati, Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur. Ftesa për opozitën jashtë për dialog, e mirëpritur nga të gjitha palët. Kërkesat më në fund po gjejnë konsensus. Pak orë dhe ditë na ndajnë nëse politika do t’i përgjigjet po 90% të Shqipërisë për hapjen e negociatave…”, shkruan Hajdari.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb