Deputetja e PD Rudina Hajdari ka replikuar në Kuvend me kreun e grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.

Hajdari tha se Balla flet sikur zgjedhjet e 30 qershorit janë sukses i madh, duke shtuar se 30 qershori në fakt ishte turp për demokracinë. Ajo theksoi se Valdrinin, kriminelët dhe injorantët janë zgjedhur PS.

Sipas Hajdarit, për sa kohë që kryetarët e partive vendosin se kush bëhet deputet e kush kryetar bashkie, historia e emërimit të kriminelëve në poste të larta do të vazhdojë.

“Fakti që ju flisni për zgjedhjet e 30 qershorit sikur janë sukses, ky është absurd, kur keni zgjedhur Valdrinin si kandidat. Faji për Valdrin Pjetrin e ka PS. Jeni ju ata që sillni këta njerëz që sillni këta njerëz në parlament. Derisa kryetari i PS, i PD, i LSI janë në krye të partive dhe ata zgjedhin se kudh vjen në parlament e se kush emërohet, do vazhdoni të sillni kriminelë e injorantë”, tha Hajdari.

Më herët, Balla deklaroi se PS do të zbatojë Reformën Zgjedhore. Ai shtoi se  objektivi kryesor i komisionit të Zgjedhores është adresimi i plotë i rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Komisioni do ketë kohën e nevojshme për të shqyrtuar edhe raportin e 30 qershorit. Duhet ta pranojmë që zgjedhjet e 30 qershorit ishin një kthesë e demokracisë. Është domosdoshmëri që të gjitha rekomandimet e ODIHR të formësohen me ndryshime në Kodin Zgjedhor, që më 2021 t’iu garantojmë të gjithë shqiptarëve”, tha Balla.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb