Anëtarja e Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari ka zbuluar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 se çfarë diskutohet në tryezë për sistemin zgjedhor.

Hajdari tha se në ditën kur ishte lënë që të diskutohej ndryshimin e sistemit zgjedhor diskutonin një deklaratë të Ramës për 3 orë duke lënë punët e tjera. Ajo thotë se ka kuptuar që opozita është evasive sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor kurse për mazhorancën shprehet e sigurt se nuk do lista të hapura.

Më tej Hajdari thotë se kur ambasada e SHBA bëri propozimin për sistemin zgjedhor danez të gjithë heshtnin, kurse ishte ajo që lexonte e-mail. Më pas Gjiknuri, Bylykbashi dhe Vasili kërkonin që t’i merrej mendim ODIHR-it.

 

” Kanë qenë shumë evazivë por siç mund t’jua marrë mendja, edhe qëndrimet për ndryshimin e sistemit. Bylykbashi ka qenë i hapur, pastaj ka hedhur tezën e Bashës për sistem mazhoritar, pastaj ka thënë që me këtë sistem që kemi nëse bëhet siç duhet mjaftojnë rekomandimet e ODIHR. Dua që nga opozita jashtëparlamentare të ndajë mendjen. Mazhoranca nuk i do listat e hapura, sepse do status- quo. Janë komodë siç janë. Një mazhorancë arrogante, por kur bashkohet gjithë shoqëria që ka humbur shpresën, atëhere çfarë do të bëjë mazhoranca, dhe ky do jetë një moment historik në këto 7 vite.

Kam qenë e irrituar nga opozita jashtëparlamentare sepse kur ka qenë tema e sistemit, flisnin për deklaratën e Ramës për 3 orë. Prisja me padurim që të mbaronin deklaratat politike dhe të bënim një punë. Kishim 3 orë që të bënim. Donin t’i bënin bisht sistemit. Dhe në momentin që ka ardhur një e-mail nga ambasada amerikane ishin të heshtur. Unë e përmenda. Ata ishin të qartë që merreni sistemin danez sepse është rrugë e mesme. Pra nëse flas unë për sistemin propozimet, ju nuk i pranoni, pse nuk e merrni këtë rekomandim. Në momentin që është bërë, është thënë që të paktën të pyesim ODIHR së paku si funksionon. Thjesht duhet vullnet politik. Duhet kërkesë e përbashkët nga 4 anëtarët për t’i kërkuar rekomandim ODIHR për sistemin. Që dhe ata ta zbatojnë si kërkesë.Është në dorën time t’i bind anëtarët e Këshillit Politik.”- tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb