Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për ndryshimet e mundshme në qeveri dhe largimin e Shahinit e zëvendësuar nga Evis Kushit.

Sipas Xhungës, Shahini bëri mirë që iku si ministre teksa thekson se të tjera ndryshime në kabinetin qeveritar janë të panevojshme.

Më tej gazetarja shton se edhe Lleshaj, për të cilin ka pasur shumë aludime, nuk duhet të largohet si ministër pasi nuk duhet të ketë çoroditje para fushatës zgjedhore, që pritet të jetë një nga më të vështirat që ka kaluar Shqipëria.

‘’Uroj që të më dalë fjala, që ministri i Rendit të mos largohet, ndryshimet në qeveri janë të panevojshme. Uroj që ministri Lleshaj mos ikë. Kjo nuk ka lidhe me personin, për mua, por me ministrin. Parafytyroni që të ketë një çoroditje para fushatës, që çfarë nuk ndodh, çfarë nuk ka ndodhur, dhe do jetë një nga fushatat më të vështira. I drejtohesh një votuesi të çoroditur nga pandemia. Dhe paramendoni çfarë terreni gjen krimi në situata të tilla e sidomos sa pasiguri krijohet. Ndaj, sidomos për ministrin Lleshajn uroj mos largohet. Vetëm nëse opozita ia ka kërkuar si kusht kryeministrit, që ta largojë. ‘’- tha Rudina Xhunga.

Sa i përket largimit të Besa Shahinit, Xhunga thotë se s’ka më asgjë të re dhe suprizuese, ndërsa kërkon që nga Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi të mos prese pergjigjet e formulareve, por ti kushtohet komunikimit me nxenesit, prinderit dhe mesuesit.

‘’ Është fryma e pasigurisë së momentit. Ndjejmë pasiguri për shkollat, mësimin, COVID-19.

Mendoj që ne një moment të tillë, njerëzit me shume se ti pyesesh kane nevoje tu flasesh. Tu thuash, do ia dalim bashke.

Kjo periudhë traumatike e COVID-19, shoqërohet nga pasiguri për shëndetin dhe ekonomine, ankth e mungesa, ndaj në kohëra si kjo kemi nevojë për komunikim dhe komunikim pozitiv. Është e vështirë se njerëz janë dhe politikanët, po mbase ata janë me të ushtruar për të bërë sikur.

Andaj them nuk ka shumë nevojë që Evisi të presë pyetsorët e Besës që të nisë punën, me protokollin e ri, mbase asaj do i duhet më shumë një protokoll komunikimi. Për të qetësuar dhe ndihmuar, prindërit,  nxënësit dhe mësuesit.

Është vit sfidues. E bëra një mesazh të ngjashëm si prind, dhe madje ndoshta shqetësimi është i tepruar. Por shumë nëna më shkruanin po ke të drejtë. Duhet më shumë komunikim me mësuesit, trupat arsimore, që janë në të njëjtin ankth. Nje zonje shqiptare qe jetonte ne Bresha me shkroi, se dita e saj e pare e shkolles per te birin kishte qene si imja. Një grup nënash që rrinin me lot në sy, duke vështruar femijet me maska ne rresht, të hutuar. Derisa një zonjë senegaleze kishte bërtitur, ip ip dhe pas saj gjithë nënat kishin shpërthyer ne ovacione dhe femijet ne te qeshura. Dhe dita e pare e shkolles u be ajo qe meritonte te ishte. Këtë më tregoi zonja, për këtë kemi nevojë, per akte te vogla dashurie te madhe per femijët, për boten , për jetën.

Mbase këtë nuk kanë kuptuar polikanët që e kanë nisur fushatën mbrapsht, me ulërima,

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb