Gazetarja Rudina Xhunga në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News24 thotë se rrëzimi i Teatrit dhe protestat tek Teatri janë akt politik pasi partitë kanë filluar fushatën.

Xhunga thotë se opozitës nuk i intereson të rrëzohet Rama me protesta pasi do krijonte precedent që mund t’i përsëritej asaj në pushtet, ndërkohë që shton se opozita i bashkohet protestës sepse ka për qëllim pushtetin.

“Është legjitime të kërkosh rrëzimin e pushtetit dhe ardhjen tënde në pushtet. Por nuk duhet të kesh frikë ta deklarosh. Opozita nuk është atje të degjojë zëra por t’i drejtojë zërat kundër Ramës. Sa do ia dale është punë tjetër. “- shprehet Xhunga.

Më tej gazetarja shpreh se është pro çdo proteste artistësh, qoftë edhe sikur ata të dalin aty vetëm për institucionin ku punojnë.

”Kam dalë dhe unë kam protestuar për televizionin ku punoja dhe për gazetën ku punoja. E di, mbase kur ke një kauzë dhe je me pak njerëz përreth të duket se dështove dhe i bashkohesh pa kushte atyre që të premtojnë numra. Po aty nis dështimi yt, kur mendon për numrin, jo për kauzën. Kur thua, dreqi ta marrë, vetëm ky të ikë. Ai mund të ikë, po ti nuk fiton gjë se pas tij vjen një si ai. Ndaj ndryshim sjellin vetëm protestat që kanë kauza dhe bëhen me besim e këmbëngulje. Protestat politike sjellin rritje pazari mes palësh. As përmbysje nuk sjellin. Besoni vërtet që opozita do ta rrëzoje Ramën me protesta? As i shkon ndërmend të lërë precedentin pas.”- shton ajo.

Tani Teatri u prish. Nuk është më. Kur vdes një njeri apo godinë ti nuk flet dot keq për të, vetëm mirë. Por nuk mund të shfrytëzojmë vdekjen për të vrarë të tjerë. Nuk jemi në ’98. Koha e arkivoleve në bulevard është larg. Nëse vijojmë të shahemi e rrihemi, do mbetemi tek gërmadhat në të cilat u kthye teatri me vendim shumice.
Unë nuk jam me shumicat asnjëherë, unë zgjedh të jem me më të dobëtin. Sepse kur je gazetare mbron më të dobëtin. Tani kush është më i dobëti, artistët apo Teatri.
Është një debat që nuk ndihmon më. Godina është shembur. Tani ka një premtim për një Teatër të Ri. Ndërkohë ka një premtim tjetër nga opozita që do ketë një teatër siç ishte, pra të dyja premtojnë Teatër të Ri. Rama Veliaj nxorrën projektin, Basha e Kryemadhi me siguri e kanë një plan. Tani njerëzit nuk po rrihen për projekte, po rrihen për emocione. Tani ka emocione, se ka njerëz që kanë luajtur në atë Teatër.
Po ka filluar një akt pas shembjes që nuk është emocional, është politik. Rama ka nisur rrugën drejt një mandati të tretë. Por dhe një akt i opozitës për të çelur fushaten dhe fituar pushtetin.
Palët janë përballë. Secili tani mund të vendosë me kë është.
Por meqë zgjedhjet janë larg, mirë do qe që gjithë këtë energji t’a kishim kthyer në mundësi për zhvillim turizmi , bujqësi, prodhimi shqiptar, se ato ma mbajnë. Ata janë motori ynë ekonomik që në situata te tilla stepet dhe ne e dimë që kur paratë mungojnë, nisin perplasje.

Po artistët?
I besoj njerëzve që qajnë e protestojnë për punën e vet, per kujtimet qe kane nje vizion tjeter per te ardhmen dhe nuk janë me shumicën, shumë e thjeshtë dreqi e mori, nuk janë. Unë jam dhe mbështes artistët por s’mund të afrohem në këto protesta pasi të rreh polici apo dhe protestuesi. Por do shkoj çdo protestë kur vajza e djem te rinj dinë ça duan dhe dinë ta kërkojnë pa turp e droje, se janë pak. Do bëhen shumë, vetëm pis të mos bëhen!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb