Një episod qw ka ngjallur plot polemika ka ndodhur pas përfundimit të ‘Prime-t’ mbrëmjen e djeshme në ‘Big Brother VIP 3’.Banorët, teksa po konsumonin darkën, janë hasur në një deklaratë tronditëse nga ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Klodian Duro.

Ai, nën efektin e alkoolit, ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Gjithashtu ai nuk la pa kërcënuar as banorët, duke iu drejtuar me fjalët: “Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”.

Kujtojmë që Klodian Duro është arrestuar më parë nga Policia për dhunë në familje dhe se bashkëshortja e tij është me urdhër mbrojtje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb