Kryeministri liberal i caktuar për të drejtuar Rumaninë dha dorëheqjen sot disa orë para votëbesimit në Parlament, duke zgjatur kështu ngërçin politik në këtë vend të qeverisur nga një qeveri e përkohshëm dhe në mes të krizës së COVID-19.

“Florin Citu ka paraqitur dorëheqjen nga mandati i tij si kryeministër”, tha presidenti Klaus Iohannit, duke mos shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij të papritur.

Rumania ka qenë në kërkim të një kreu të ri të qeverisë që nga heqja në fillim të shkurtit e kreut të Partisë Liberale (PNL), Ludovic Orban, i rrëzuar nga një mocion censure.

Liberalët, pakicë në Parlament, kërkojnë zgjedhje të reja për të ndryshuar raportin e partive në kuvend dhe Senat, ku socialdemokratët, PSD, janë akoma mazhoranca.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb