Presidenti rumun, Klaus Iohannis deklaroi sot se synonte të ngarkonte liberalët, deri tani në opozitë, për të formuar një qeveri, pas rrëzimit të ekzekutivit social-demokrat gjatë një vote mosbesimi në Parlament.

“Është e qartë në këtë stad që ne drejtohemi drejt një qeverie të formuar nga liberalët ose rreth liberalëve”, theksoi Iohannis, i dalë dhe vetë nga ky formacion, kryesori në opozitë, pasi u takua me zyrtarët e partive politike.

“Ne kemi nevojë urgjente për një qeveri që të organizojë zgjedhje presidenciale korrekte dhe të përgatisë projektbuxhetin 2020”, shtoi presidenti rumun duke shtuar se synonte të emëronte një kryeministër të hënën ose të martën.

Kreu i liberalëve (PNL) Ludovic Orban, 56 vjeç është parashikuar për këtë pozicion edhe pse është larg unanimitetit brenda partive të opozitës, thirrur sot për të formuar një maxhorancë të re për të shmangur thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme para zgjedhjeve legjislative të parashikuara në fund të vitit 2020.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb