Ka mbërritur ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës një autokolonë me ndihma si çadra dhe pajisje të tjera mbështetëse nga Rumania.

Ndërkohë në Rinas ka mbërritur një ekip prej 15 inxhinjerësh rumunë për të ndihmuar në vlerësimin sizmik të ndërtesave në qytetin e Durrësit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lajmin për mbërritjen e ekipit të inxhinjerëve rumunë e bëri të ditur dy ditë më parë Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Rumania ishte një nga vendet e para që dërgoi menjëherë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit një grup ekspertësh për operacionin e kërkim shpëtimit, si dhe shumë ndihma të tjera për përballimin e situatës së emergjencës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb