CEO i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainz Rumenige, ka folur për të përditshmen spanjolle “El Pais” për shumë çështje të problematikës lidhur me koronavirusin, teksa është shprehur optimist për një mbyllje në fushën e lojës të Bundesligës, dhe jo të parakohëshme si në rastin e Belgjikës.

Bundesliga dhe shembulli i Belgjikës
“UEFA e ka kritikuar kampionatin belg dhe në këndvështrimin tim ka të drejtë sepse ata e mbyllën sezonin. Në Gjermani jemi të gjithë dakort, 36 klubet e dy ligave të para kanë vendosur që sezoni të mbyllet në mënyrë të rregullt edhe sikur të presin deri më 30 qershor për çështje politike ose të shëndetit”.

Prioritet kampionateve
“Këtë e ka vendosur UEFA. Po e trajton temën më shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim. U ka dhënë prioritet kampionateve”.

Idea e Superligës
“Gjithçka që mund të them është se jam shumë i lumtur për organizimin aktual. Kemi një program të dyfishtë të veprimtarive që është i mirëpritur nga tifozët e futbollit në të gjithë botën. Kemi Bundesligën, Premier League, La Ligan dhe Serie A si veprimtari kryesore kombëtare, të ndjekura nga miliarda tifozë në të gjithë botën. Pastaj kemi qershinë mbi tortë, që është Champions League. Pasi të kemi kaluar këtë telash, nuk më shkon ndërmend se përse duam të instalojmë një Superligë. Nuk jam pro kësaj sepse e dashuroj futbollin, sepse kam luajtur në nivelet maksimale të mundshme dhe sepse e di se çfarë mendojnë tifozët”.

Çështja e kontratave
“Duhet të flasim me Infantinon sepse në fund të fundit kjo është një përgjegjësi e tij. Ka disa çështje urgjente për t’u zgjidhur. Për shembull, ne kemi Kutinjon deri në fund të sezonit. Çfarë do to të ndodhë nëse Bundesliga nuk do të mbyllet para 30 qershorit? Duhet të flasim për këto probleme në javët e ardhshme. Jam i vetëdijshëm se FIFA do të gjejë një zgjidhje inteligjente dhe kompetitive për klubet, zgjidhje që nuk do të të paragjykohet”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb