Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, shpreson në blerjen e Arturo Vidal, mirëpo akoma nuk mund ta konfirmojë transferimin e tij.

Mesfushori kilian ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për 6.5 milionë euro në sezon, ndërsa Juventusi do të përfitojë në total 40 milionë euro (36 milionë plus katër të tjera në formë bonusesh).

“Akoma nuk mund të konfirmoj asgjë për Vidal. Duhet të presim”.

“Padyshim se do të bëjmë diçka para se të mbyllet afati kalimtar”, u ka thënë Rummenigge gazetarëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: