Në një intervistë për mediat gjermane “Merkur”, Karl-Heinze Rummenigge, administrator i deleguar i Bayern Munich, ka kritikuar Manchester City-n dhe Paris SG për blerjet me shifra stratosferike të lojtarëve në merkato.

“Guardiola tha se fillimisht mendonin të merrnin ndonjë futbollist, por në përfundim vendosën të mos e bënin, sepse nuk duan më të bëjnë pjesë në këtë çmenduri. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të ishte kështu, duke parë që çmimet janë të inflacionuar dhe faji është i Manchester City e PSG”.-deklaron Rummenigge që i referohet blerjeve të Neymar, Mbappe-s dhe të tjerëve te klubi anglez.

“Real Madrid thuajse nuk ka shpenzuar asgjë në vitet e fundit dhe kjo dëshmon se nuk ekziston nevoja të bësh çmendurira për të fituar Champions League. Është pikërisht kjo filozofia jonë, dëshirojmë të rikthehemi të fitojmë trofeun e Champions sa më parë. Për këtë arsye, Leëandoëski nuk do të largohet, as për 100 apo 150 milionë euro. Futbollistët cilësorë qëndrojnë te Bayern”, vioji Rummenigge.

Pikërisht në kuadër të blerjeve të mëdha, referuar transferimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, te Juventus, drejtuesi i lartë i Bayern Munich, deklaroi: “Mbeta i çuditur për faktin që Andrea Agnelli vendosi të ndërmarrë këtë transaksion, por nga këndvështrimi i Juventusit ka kuptim. Futbolli italian ka humbur terren në këto vite. Ronaldo është një futbollist i madh, por Bayern Munich nuk do të investonte kurrë ato para për një 33-vjeçar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb