Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i këshillit drejtues te Bayern Munich nuk e pëlqen aspak atë që po ndodh me futbollin e sotëm dhe në një intervistë për ‘Sport Bild’ është shprehur kundër kësaj manie merkatoje futbollistike për të shpenzuar qindra milionë euro vetëm për transferimin e një lojtari.
“Neymar kushton pak më shumë se stadiumi ynë Allianz Arena”.
“Pas gjithë këtyre diskutimeve për blerjen e Neymar nga PSG, unë mund të pyes se kush është më i rëndësishëm, Neymar apo Allianz Arena?”
“Dhe e them qartësisht se “Allianz Arena” është më i rëndësishëm se transferimi i Neymar”, ka theksuar ai.
Rummenigge ka bërë të ditur se “Bayern nuk mund dhe nuk dëshiron që të hyjë në “karuselin” e këtyre miliona e milionave për transfertat e kësaj natyre”.
(e.k/BalkanWeb)