Në Munich të gjithë po presin që revolucioni bavarez të marrë formë, por deri në këtë pikë të merkatos, Bayern është mjaftuar vetëm me dy blerje “big”, Pavard-Hernandez. Nuk është në filozofinë e klubit që të nxitojnë apo të investojnë miliona por këtë vit është ndryshe, kërkohet me çdo kusht të freskohet një skuadër e cila i dha fund një cikli afro 10-vjeçar.

Mandzukic
Mandzukic

Kohët e fundit është folur për një rikthim të mundshëm të Mario Mandzukic, një sulmues që ka bërë historinë në këtë klub duke qenë protagonist absolut në “tripletën” e famshme. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, është vetë shefi ekzekutiv i klubit Karl-Heinz Rummenigge i cili i ka thënë Jo një rikthimi të sulmuesit kroat. Prioritet e klubit këtë sezon janë ndryshe, kërkojnë lojtarë të rinj dhe me potencial për të ardhmen.

Sane Lerroi
Sane Lerroi

Duke qëndruar në këtë pikë, prioriteti kryesor i Bayern në këtë merkato mbetet Leroy Sane. Sulmuesi i Man.City ende nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare por sipas mediave britanike shanset që Sane të rikthehet në Bundesligë janë shumë të pakta, kjo për 3 arsye. Një rikthim i mundshëm në Bundesligë do të ishte një hap pas për Sane. “Qytetarët” kërkojnë për kartonin e tij 111 milion euro. Sane përfiton aktualisht te Man.City 67 mijë euro në javë ndërsa drejtuesit e klubit pritet ti ofrojnë 170 mijë euro në javë. Me këto shifra vështirë të mendosh që Sane mund të kërkojë largimin nga Man.City.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb