TIRANE-Nisma e vrapimit për Autizmin, Ditën Ndërkombëtare për Autizmin ka shkaktuar një kaos të vërtetë në Tiranë.

Dhjetra qytetarë janë solidarizuar me thirrjen e Bashkisë së kryeqytetit dhe kanë nisur vrapin në sheshin “Nënë Tereza” për të vijuar drejt Sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardi “Zogu I”, duke përfunduar te ish-Stacioni i Trenit, e më pas do të rikthehen sërish për të përfunduar te Parku i Liqenit Artificial.

Gjatë kësaj kohe nuk është lejuar qarkullimi për automjetet përgjatë Bulevardit “Zhan’Dark” dhe Bulevardi “Bajram Curri”, në pjesën që kryqëzohen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjithë kjo ka shkaktuar një paralizimin të qarkullimit me makina, duke lënë qindra qytetarë në pritje. Automjete të tëra kanë mbetur në mes të rrugës, ndërsa dhjetra të tjera janë dyndur në rrugë dytësore, por pa dobi. Rruga e Elbasanit, Unaza e Tiranës, Rruga drejt Kombinatit etj po përjetojnë në këto orë një kaos total trafiku, ndërsa policët rrugorë kanë dalë komplet jashtë funksioni.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: