Mediat e huaja kanë raportuar zhvillimet e fundit në Ukrainë. Sipas BBC, qeveria ukrainase ka thënë se nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje armëpushimi që përfshin dorëzimin e territorit Rusisë.

Presidenti i Polonisë është bërë lideri i parë i huaj që ka mbajtur një fjalim në parlamentin ukrainas, që nga fillimi i pushtimit rus.

Andrzej Duda tha se vetëm Ukraina kishte të drejtë të vendoste për të ardhmen e saj dhe se vendi nuk duhet të heqë dorë nga asnjë pëllëmbë tokë. Presidenti Zelensky ka pranuar se situata mbetet “jashtëzakonisht e vështirë” në lindje të Ukrainës për shkak të përpjekjeve ruse për të kapur qytetet Slovyansk dhe Severodonetsk.

Inteligjenca ushtarake nga Britania e Madhe ka sugjeruar që Moska ka vendosur tanket e saj Terminator në sulmin e saj në Severodonetsk. Një kryebashkiak i vendosur nga Rusia në qytetin e pushtuar Enerhodar është lënduar në një shpërthim, sipas kryetarit të zgjedhur të qytetit.

Kujtojmë se prej javësh Rusia i ka përqendruar sulmet e saj në Lindje të Ukrainës me qëllim marrjen e kontrollit të rajonit të Donbasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: