Rusët kanë falsifikuar presidentin ukrainas, Vlodymyr Zelensky duke thënë se njerëzit e tij të dorëzohen.

Video shfaq portretin e Zelenskyt që qëndron pas një podium dhe thotë se: “Nuk është e lehtë të jesh president”, ndërsa shton se: “Ka vendosur t’i kthejë Rusisë Donbasin”.

Mesazhi i shkurtër përfundon me “Këshilla ime për ju është të lini armët dhe të ktheheni te familjet tuaja. Nuk ia vlen të vdisni në këtë luftë. Këshilla ime për ju është të jetoni. Unë do të bëj të njëjtën gjë”.

Por videoja është një falsifikim i thellë dhe është i lehtë për t’u dalluar.
Deepfake zakonisht përfshin një imazh ose video në të cilën një person ose objekt manipulohet vizualisht përmes zërit.

Në klipin që po shpërndahet në internet, koka e presidentit ukrainas është shumë e madhe për trupin me të cilin është ngjitur në mënyrë dixhitale.

Gjithashtu mund të shihet një nivel më i lartë pikselave rreth kokës së “Zelenskyt” në krahasim me trupin e tij.

Një përkthyes që punonte për Sky News tha se zëri në videon e rreme ishte më i thellë dhe më i ngadaltë se zëri normal i liderit ukrainas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb