Të paktën tre persona, dy prej të cilëve fëmijë, janë vrarë në një sulm në një bllok banesash në qytetin lindor të Rubzhinës, ka thënë krehu ushtarak i Luhansk.

“Tragjedia ndodhi në mbrëmje, kur ushtria ruse intensifikoi granatimet. Një predhë shpërtheu në katin e pestë”, tha Serhiy Haidai, duke shtuar se zjarri shpërtheu në një biznes dhe një institucion arsimor.

Rajoni i Luhanskut është një nga objektivat kryesore të ushtrisë ruse pasi ajo përpiqet të kapë zonat lindore që nuk u dominuan nga separatistët e mbështetur nga Rusia në luftën që filloi në 2014.

Në fundjavë Haidai tha se më shumë se 60 civilë ishin vrarë në rajon që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Një nga qytetet më të goditura është Severodonetsk dhe kreu i ushtrisë rajonale tha se ishte rënë dakord për një korridor evakuimi si për atë qytet ashtu edhe
për Rubizhne, por ai paralajmëroi njerëzit që përpiqeshin të largoheshin për rrezikun e bombardimeve të vazhdueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb