Ukrainasit kanë një plan për “vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër”, nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vritet, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo tjetër, dhe unë do ta lë me kaq”, tha Blinken.

Ky i fundit gjithashtu komplimentoi Zelenskyn për “udhëheqjen” gjatë kësaj krize me Rusinë, raporton cnn.

“Lidershipi që ka treguar Presidenti Zelensky, e gjithë qeveria ka treguar është i jashtëzakonshëm, ata kanë qenë mishërimi i këtij populli jashtëzakonisht të guximshëm ukrainas”, tha kryediplomati amerikan.

Ndryshe, Zelensky disa herë kishte paralajmëruar se rusët kishin planifikuar ta vrasin ndërsa thuhet se tre herë i kishte shpëtuar vrasjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb