Përleshje të ashpra po zhvillohen në rrugët e Severodonetsk ndërsa forcat ruse kërkojnë të marrin kontrollin e qytetit. Kështu deklaron guvernatori rajonal.

Serhiy Haidai, postoi në Telegram se forcat ruse kishin “pësuar humbje të konsiderueshme dhe ishin detyruar të tërhiqeshin” në Severodonetsk dhe zonat përreth. Megjithatë, trupat ruse po vazhdojnë të sulmojnë qytetin nga pas, tha ai.

“Armiku qëlloi në Severodonetsk disa herë, të paktën tre herë shumë rëndë, dhe në disa vende shpërthyen luftime në rrugë,” tha ai, duke shtuar se 14 ndërtesa u dëmtuan. Ai tha se fshati i afërt Synetsky gjithashtu u granatua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb