Shtetaset ruse janë duke bërë gjithçka që foshnjat e tyre të marrin nënshtetësi të huaj.
Më shumë se 5.000 gra shtatzëna ruse kanë hyrë në Argjentinë në muajt e fundit ndërkohë që 33 prej tyre kanë hyrë në territorin e këtij shteti vetëm të enjten.
E përbashkëta e tyre është se të gjitha janë në javët e fundit të shtatzënisë dhe dyshohet se vendimi për tu larguar nga Rusia, ka qenë që foshnjat e tyre të marrin shtetësi argjentinase, sepse kjo u jep më shumë liri sesa një pasaportë ruse.
Mediat vendase raportojnë se numri i të ardhurave është shtuar së fundmi si pasojë e luftës në Ukrainë.
Ruset kanë pretenduar se vizita e tyre është për qëllime turistike, por se autoritetet kanë konstatuar se ky nuk ka qenë qëllimi i tyre i vërtetë.
“Problemi është se ata vijnë në Argjentinë, regjistrojnë fëmijët e tyre si argjentinas dhe largohen. Pasaporta jonë është shumë e sigurt në të gjithë botën. Ajo lejon mbajtësit e saj të hyjnë pa viza në 171 vende”, tha zonja Carignano.
Të kesh një fëmijë argjentinas gjithashtu përshpejton procesin e nënshtetësisë për prindërit, një lajm i mirë ky për shtetasit rusë që mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 87 vende.
Udhëtimi në shumë vende perëndimore është bërë më i vështirë për rusët që kur vendi i tyre pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar.
Shtatorin e kaluar, marrëveshja për lehtësimin e vizave ndërmjet BE-së dhe Rusisë u pezullua, duke rezultuar në nevojën për dokumentacion shtesë, rritje të kohës së përpunimit dhe rregulla më kufizuese për dhënien e vizave.
Një numër vendesh kanë pezulluar gjithashtu vizat turistike për rusët, duke përfshirë të gjitha vendet anëtare të BE-së që kufizojnë Rusinë.
(BalkanWeb)