Ushtria ruse po vazhdon me sulmet ajrore dhe bombardimin e rrjetit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Kjo ka bërë që miliona banorë të mbesin pa rrymë, kurse ajo çfarë po ua vështirëson më shumë jetën është edhe mungesa e ngrohjes dhe ujit të pijshëm, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër sulmet e djeshme ajrore mbi Kiev, i detyruan ekipet e mjekëve që po kryenin ndërhyrje kirurgjikale të detyrohen të përdorin elekrikë dore për ndriçim gjatë kryerjes së operacioneve.

Një i tillë është dokumentuar me video, ku shihen mjekët në Kiev duke operuar një pacient që kishte probleme me zemër.

Për fat të mirë spitali ishte i pajisur me gjenerator, por ato nuk mbulonin edhe pjesën e ndriçimit, kështu stafi u detyrua të përdorë bateritë për t’i ndriçuar hapësirën kirurgëve.

Sipas mediave ukrainase, operacioni ka përfunduar me sukses dhe se pacienti tani është duke pushuar në dhomën e kujdesit intensiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb