Një sërë shpërthimesh janë regjistruar në Kiev. Rusia pretendon se ka shënjestruar një vend ku ruheshin tanke të furnizuara nga vendet Evropiane. Shtëllunga të mëdha tymi shihen mbi qytet pas sulmeve.

Kujtojmë se në Kiev nuk ka pasur shumë sulme së fundmi, pasi prej një muaji e gjysmë luftimet janë zhvendosur në Lindje.

Vetëm pak çaste më parë, raketat ruse u përplasën në dy zona në lindje të qytetit. Një video dramatike në rrjetet sociale tregoi një sërë shpërthimesh.
Sulmi dëmtoi një ndërtesë në lagjen Darnitsky të Kievit

Ajo vjen pasi përparimet e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit duket se po ngecin, me një politikan ukrainas që tha se sulmi në Kiev ishte hakmarrje për frustrimet e Moskës.

Disa nga luftimet më të ashpra janë aktualisht në qytetin Severodonetsk, një nga pjesët e pakta të rajonit të Luhansk që nuk është plotësisht nën kontrollin rus. Luhansk është një nga dy rajonet që përbëjnë Donbasin.
Duke folur për BBC, guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se kishte luftime në rrugë në Severodonetsk dhe se ishte ende e mundur që forcat ukrainase ta rimarrë atë.

“Rusët e kuptojnë se nëse ka një furnizim të qëndrueshëm të municioneve për ukrainasit, ata nuk do të jenë në gjendje të mbajnë qytetin.”

Burime: BBC

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: