Autoritetet ukrainase kanë raportuar se të paktën pesë persona kanë humbur jetën në sulmin në një ndërtesë banimi në Dnipro.

Lajmi vjen pasi thuajse në të gjithë Ukrainën janë ndezur alarmet për sulme ajrore, ndërsa lajmërohet për sulme masive me raketa në të gjithë vendin.

Si pasojë e sulmit janë plagosur gjithashtu të paktën 10 persona, përfshirë dy fëmijë.

Ndërkohë 15 persona janë shpëtuar nga rrënojat.

Në një postim në Telegram, guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko tha se një operacion shpëtimi ishte në vazhdim, por se të gjithë ata që janë nxjerrë nga ndërtesa janë dërguar në spital.

“Rusët janë terroristë që do të ndëshkohen për gjithçka. Nga të gjithë, pa përjashtim”, ka shkruar ai.

Capture
Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: