RUSI-Loja e shahut është një nga lojërat që më së shumti kërkon përqëndrim nëse dëshironi që të mposhtni kundërshtarin, por të luash në një liqen të ngrirë mund të jetë shumë e vështirë që të japësh maksimumin.

Por, për disa burra në Rusi të luajnë në një liqen të akullt është një moment zbavitjeje, raporton Metro.

Para se të futën në ujë dhe të fillojnë lojën e shahut ata i hedhin vetes kova me
ujë që të ambientohen me ujin.

Këto pamje janë bërë në liqenin e ngrirë të Shartashit, që gjendet afër qytetit
Yekaterinburg.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: