Një zyrtar shtetëror në Mariupol, ka thënë se është shumë e rrezikshme të dalësh nga qyteti në këto momente.

Ai ka thënë për mediat, se qyteti portual është i rrethuar nga rusët dhe kësisoj rreziku është prezent.

Petro Andryushchenko tha se forcat ruse kishin parandaluar furnizimet humanitare për banorët e bllokuar, duke bërë të qartë se një “korridor humanitar” i planifikuar nuk ishte hapur.

Më herët raportuam se një autokolonë e Kryqit të Kuq që transportonte ndihma mjekësore në qytetin port është vonuar, duke mos ditur se çfarë po ndodh me të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: