BBC i ka kushtuar një artikull marrjes së centralit bërthamor nga ana e forcave ruse. Ata kanë marrë dëshminë e një mësueseje, që jeton afër Zaporizhzhia.

Ajo ka thënë se ka parë ushtrinë ruse duke hyrë në godinën e centralit. Ata e morën centralin më të madh në Evropë përmes të shtënave të shumta dhe bombardimeve.

“Unë e di që një nga ndërtesat ishte në zjarr, por për fat nuk ishte stacioni bërthamor aktual, ishte për njerëzit që jetonin atje. Sigurisht që është ende një lajm i keq, por të paktën nuk është reaktori aktual.”

Ajo thotë: “Është një shqetësim jo vetëm për rajonin tonë, por për Ukrainën dhe gjithë botën, pasi është një nga centralet më të mëdha bërthamore në Evropë me sa di unë”

“Është çmenduri, është thjesht terrorizëm, nuk ka fjalë, bota duhet të bëjë diçka për të.”

Gruaja ka shtuar më tej se ka familje dhe miq në Rusi dhe njerëzit atje janë të ndarë në dy grupe, ata
që janë “shpëlarë trurin” duke besuar se Putini po bën paqe në Ukrainë dhe gjysma tjetër që janë “shumë të frikësuar dhe të turpëruar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: