Rusët kanë sulmuar gjatë natës zonat perëndimor dhe qendrore të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët vendas.

“Mbrëmë pati dy shpërthime shumë të fuqishme pranë Zhytomyr”, tha Serhii Sukhomlyn, kryebashkiak i një qytetit në Ukrainën perëndimore-qendrore.

“Njerëzit u trembën sepse shtëpitë në fakt po dridheshin si në një tërmet. Goditja nuk i është shkaktuar vetë Zhytomyrit, por afër qytetit. Tani situata në
Zhytomyr është pak a shumë e qetë”, tha ai.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Volyn në Ukrainën perëndimore, Yuriy Pohuliaiko tha se një raketë goditi një depo karburanti dhe ishte gjuajtur nga

Bjellorusia fqinje, sipas ushtrisë. Bjellorusia ka qenë një bazë dhe zonë skenë për forcat ushtarake ruse.

“Sapo u ktheva nga terreni”, tha Yuriy Pohuliaiko në një postim në Telegram. “Dua t’ju informoj se ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar në vendin e sulmit me raketa. Për momentin nuk ka viktima.”

Raketa fluturoi në një lartësi të ulët, duke iu shmangur zbulimit nga radarët, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb