Rusia ka sulmuar një spital në Ukrainë duke vrarë të paktën një person dhe plagosur disa të tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Rubizhne, që ishte dhe vendi ku ndodhi sulmi.

“Një predhë armike goditi Spitalin Rubizhne”, u shpreh Sergiy Gaiday.

Gaiday tha se janë duke kërkuar informacionet për identifikimin e viktimave.

Ai postoi një foto të ekipeve të shpëtimit duke kërkuar në rrënoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb