Forcat ruse kanë shkatërruar një urë në grykëderdhjen e lumit Diestër në jugperëndim të Ukrainës. Ura, ndodhet afër qytetit të Odesës dhe raportohet se është shkatërruar me sulme me raketa.

“Rrethanat dhe informacionet për viktimat janë duke u sqaruar”, thanë autoritetet.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të shumta në pjesën e rrugës së urës.

Vlen të theksohet se Odesa është një nga portet më të rëndësishme të Evropës dhe kapja e saj nga rusët do të përbënte një rrezik të madh për vijimin e luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: