Nga 10 deri më 18 tetor, rusët sulmuan dhe dëmtuan 408 objekte infrastrukturore, duke përfshirë më shumë se 45 objekte të infrastrukturës energjetike. Gjithashtu janë dëmtuar 180 objekte banimi.

“Sipas ministrit Oleksiy Chernyshov, armiku sulmoi dhe shkatërroi 408 objekte infrastrukturore, duke përfshirë më shumë se 45 objekte të infrastrukturës energjetike, duke lëshuar sulme me raketa dhe dron kamikaze në rajonet e Ukrainës nga 10 deri më 18 tetor”.

Gjithashtu, ka të dhëna për dëmtimet e më shumë se 180 objekteve të banimit.

“Çdo rajon ka një plan operacional të reagimit ndaj krizave, kështu që objektet e infrastrukturës kritike të dëmtuara riparohen pa ndërprerje deri në rikuperimin e plotë të tyre falë punës ekipore të autoriteteve qendrore dhe lokale, shërbimeve publike,” komentoi Chernyshov.

Siç u raportua, në mëngjesin e 10 tetorit, rusët goditën objektet energjetike në qytetin e Kievit, rajonin e Lviv dhe rajonin Vinnytsia me raketa dhe drone të prodhuar nga Irani.

Në mëngjesin e 17 tetorit, rusët filluan një seri tjetër sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Sulmi masiv vazhdoi mëngjesin e 18 tetorit. Në veçanti, objektet energjetike në qytetet Zhytomyr, Dnipro dhe Kiev u goditën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb