Një qen lufte, i braktisur nga forcat ruse tashmë ka kaluar në radhët e ukrainasve pasi u shpëtua nga ushtarët vendas në fushë-betejë.

Maksi 3-vjeçar, një qen malinois belg, u gjet tepër i uritur nga ukrainasit në rajonin Mykolaiv dhe u mjekua menjëherë.

Tani është futur në punë për të gjetur minat pasi u njoh dhe me komandot ukrainas.

Dmitry, një anëtar i Rojës Kombëtare Ukrainase tha: “Nga tani e në vazhdim, Max do të shërbejë me palën e duhur, duke mbrojtur ukrainasit nga minat ruse”.

Ai shtoi: “Max është shoqëruar dhe mësuar shumë shpejt me ushtarët tanë. Nuk mund ta kuptojmë se si rusët lanë mbrapa një kafshë kaq të dashur. Ne ukrainasit i duam kafshët dhe i kemi trajtuar gjithmonë si pjesë të familjes”.

Burimi: Dailymail

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: