SHKODER- Nga Balaj tek Balaj, është sërish sulmuesi shkodran heroi kuqezi, është ai që nis një tjetër rrugëtim me fitore për Kombëtaren.

Djali i shtëpisë, më pak i preferuari i trajnerit De Biasi, shënoi një gol të rëndë në Shkodër, një gol që vlen më shumë se tre pikë. Atëherë kur shpresa sa vinin e zbeheshin, në minutën e 89-të, Balaj me kokë dërgoi në qiellin e shtatë çdo tifoz kuqezi, i dhuroi fitoren Shqipërisë në derbin ballkanas përballë Maqedonisë. Si rrallë herë në historinë e futbollin shqiptarë, një ndeshje u nda në tre pjesë, pikërisht në të tretën shfaqim dhe më të mirën tonë. Efekti kohë ishte kundërshtari më i madh në këtë takim, frika më e madhe e të gjithëve, por në fushë ishin 11 lojtarë të karikuar në maksimum për ti marrë maksimumin takimit të parë të vlefshëm për kualifikueset “Rusi 2018”.

Pas një fillimi të rrëmujshëm me maqedonasit që bën gjithçka kishin në dorë për të vonuar ndeshjen, një faull i fituar nga Ansi Agolli në krahun e majtë solli dhuratën e Bekimit. Shkodrani në zonë arriti ti shmanget mbulimit të mbrojtjes duke shënuar golin e avantazhit. Shpërthimi ishte i ligjshëm, jo vetëm i Balajt që i dërgoi trajnerit De Biasi një sinjal të qartë. Të njëjtën peshe më golin e Balaj kishte dhe një pritje e Berishës pak minuta më vonë. Fqinjët maqedonas zbritën mirë në krahun e majtë duke flirtuar një top në zonë, Berisha reagon mrekullisht duke mbajtur tre pikët e Shqipërisë në lojë. Minutat e mbetura të shtesës dukeshin orë në një kohë kur Sadiku nuk arriti të mbyllte takimin në të 93-ën. Fundi ishte i lumtur, gëzimi ishte i madhe pas shumë pak ishin atë që besonin në një sukses në frymën e fundit.

Formacioni
stadiumi loro borici2

Sot pak tifoza
Edhe pse kishin mundësi ta shihnin ndeshjen lirisht, tifozët nuk e kanë tejmbushur “Loro Boriçin. Gazetari Senad Nikshiqi bëri me dije se: “Në krahasim me dje ka një numër shumë më të voglë tifozësh, është mbushur vetëm tribuna vip”.

Sa për kushtet e motit, Senad Nikshiqi shtoi se ka vranësira dhe herë pas here reshje me intensitet të ulët.
MOMENTI I GOLIT

14 MINUTAT
Minuta e 95’ Vërshëllen gjyqtari turk, Shqipëria merr tri pikët me një iftore emocionuese.
Minuta e 92’ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve, Sadiku ka mundësi të shënojë përsëri, por nuk gjen kuadratin.
Minuta e 92’ Aksion i gjatë i Maqedonisë, Berisha shpëton kuqezinjtë me një ndërhyrje vendimtare.
Minuta e 91’ Jepen 5 minuta shtesë.
Minuta e 90’ Entuziazëm i jashtëzakonshëm në “Loro Boriçi, ndërsa tani është Shqipëria që mundohet të vonojë lojën për të mbyllur këtë ndeshje.
Minuta e 89’ Goditje dënimi për Shqipërinë, top i gjatë në zonë, Balaj devijon me kokë duke gjetur rrjetës, 2-1 për kuqezinjtë.
Minuta e 88’ Shqipëria po luan vetëm me topa të gjatë, pa asnjë efikasitet.
Minuta e 87’ Vërshëllima në stadium, pasi Sikov vonon lojën për një minutë me një simulim.
Minuta e 86’ Pandev fiton një goditje këndi, Alioski ekzekuton, ndërsa Berisha del dhe largon topin me vështirësi.
Minuta e 84’ Shumë qarkullim topi tani nga një krah në tjetrin, por Balaj dhe Sadiku nuk gjejnë asnjë të çarë për të rrezikuar portën kundërshtare.
Minuta e 81’ Edhe pse Shqipëria e nisi me vrull, tani është Maqedonia që ka më shumë kontrollin e topit dhe mban lojën në gjysmëfushën e kuqezinjve.

Minuta e 79’
Hysaj provon të gjejë përsëri Sadikun me top të gjatë, por sulmuesi është në pozicion jashtë loje.
Minuta e 78’ Maqedonia kërkon të ulë ritmin në çdo mënyrë, duke u vonuar edhe me faullet e thjeshtë.
Minuta e 77’ Menjëherë në sulm Shqipëria, e mbështetur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.
Minuta e 76’ Rifillon ndeshja me rivënie fundore të Maqedonisë

NDERPRERJA E NDESHJES
Është ndërprerë në minutën e 77-të takimi Shqipëri-Maqedoni, i vlefshëm për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ka qenë një stuhi e fortë që ka detyruar kryesorin turk të ndeshjes për të dërguar dy ekipet në dhomat e zhveshjes, ndërsa deri në ato çaste, sfida ishte në rezultat të barabartë 1-1. 15 minutat e mbetura pritet të luhen sot në orën 14:00. Golin e parë e shënuan kuqezinjtë tanë falë një veprimi të shkëlqyer të Armando Sadikut, që lëvizi mjaft mirë në hyrje të zonës në minutën e 8-të dhe ndëshkoi me të djathtën portierin Zahov. Kombëtarja ka zhvilluar një pjesë të parë mjaft të mirë dhe mund të kishte dyfishuar në rast se do të kishte ditur sesi të shfrytëzonte hapësirat. Ndërkohë, pas pushimit të ndeshjes, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ka arritur të barazojë me anë të Aliovskit, që shfrytëzoi një gabim të Kukelit, që ktheu keq një top drejt Gjimshitit.

Shqipëria nuk po arrinte të gjente më ritimin e pjesë së parë, ndërsa papritur moti në “Loro Boriçi” u egërsua dhe filloi një stuhi e egër, çka detyroi edhe tifozët të braktisnin shkallët e stadiumit dhe më pas kryesori Gocek ndërpret takimin. Momentalisht skuadrat janë në dhomat e zhveshjes, ndërsa pritet se çfarë vendimi do të marrin zyrtarët e ndeshjes. Rregullorja parashikon 45 minuta pritje, por duket se gjyqtari, së bashku me delegatin dhe vëzhguesin kanë vendosur ta shtyjnë zhvillimin e takimit për ditën e sotme (e martë), pasi 13 minutat e mbetura duhet të zhvillohen brenda 24 orëve nga ndërpreja e takimit.
Pyetja e vetme në këtë çast për të gjithë tifozët është: kjo ndërpreje i bën mirë apo keq Kombëtares sonë?

RRESHJET E SHIUT

Por, stuhia e fortë me rrebesh e breshër ka bërë që ndeshja të ndërpritet menjëherë në minutën e 75-së dhe futbollistët janë futur në ambientet e brendshme. Ndërkohë nuk dihet se si do të shkojë fati i këtij takimi.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/andilila1986/videos/10154466827083904/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

MOMENTE NGA STUHIA NE STADIUM
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/Pedonale.Shkoder/videos/898809476891116/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/TVRozafa/videos/974821509330696/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

TAKIMI
Minuta e 75′-Stuhia e fortë me rrebesh e breshër ka bërë që ndeshja të ndërpritet menjëherë në minutën e 75-së dhe futbollistët janë futur në ambientet e brendshme.
Minuta 51’- Një gabim i Kukelit që pason mbrapa për Gjimshitin, por Alioski zotëron sferën dhe në hyrje të zonës lëshon një gjuajtje që ndëshkon Berishën. Maqedonia barazon 1-1.

20160905-215343
Minuta e 32′- Sadiku çon topin në rrjetë por në pozicion jashtë loje e çka e ka bërë të pavlefshëm.
Minuta 9′-Shqipëria shënon golin e saj të parë. Ai që ka ngritur në këmbë tifozët Kuq e Zi ka qenë Armando Sadiku.



Zbardhet formacioni zyrtare
Ora 20:12- De Biasi luan me skemën 4-1-4-1
Ne portë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli. Ndërkohë, në mesfushë: Xhaka, Kukeli, Abrashi, Gashi, Hyka. Sulmuesi i vetëm; Armando Sadiku
formacionet
KUQEZINJTË NË FUSHË
Ora 19:12- Futbollistët e Kombëtares shqiptare, ndoshta figurat më të dashura për shqiptarët kanë mbërritur në stadium, në pritje të përballjes me kombëtaren maqedonase.

Fakti që shihemi favorit dhe fitorja kërkohet më çdo kusht vendos jo pak në presion trajnerin De Biasi. Në kualifikueset e fundit të vlefshme për “Euro 2016” por edhe në çdo takim miqësorë që shqipëria ka zhvilluar në epokën De Biasi problemi më i madhe ka qenë gjetja e golit. Përtej faktit që fitorja shifet si detyruar për të mos prishur mbi të gjitha frymën pozitive që ekziston në skuadrën, është thuajse e pamundur që italiani të dalë jashtë natyrës së tij. Edhe sot ndaj Maqedoninë skema mbetet e njëjtë, 4-3-2-1, një modul që garanton siguri, një skuadër kompakte por që mbetet për tu parë se efikase do të jetë në fazën sulmuese.

As kjo nuk është sfida ku të gjithë shpresonin të shihnin dy sulmues, Armando Sadiku do të jetë i vetëm i mbështetur nga dy mesfushë të avancuar si Gashi dhe Hyka. Në mesfushë kemi sërish tre beniaminët e tij, Xhaka, Kukeli dhe Abrashi, ndërsa në mbrojtje nuk kemi asnjë surprizë. Interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm, tifozët kuqezi pritet ta nisin aty ku e lanë, të gjithë në stadium për të mbështetur idhujt e tyre. Loro Boroçi pritet të jetë në kapacitetnin e tij maksimal, mbi 16 mijë tifozë, ndërsa mbetet për tu parë nëse 150 tifozët Maqedonas do të jenë në stadium. Kombëtarja ringjall këtë të hënë qytetin e Shkodrës, tifozë nga e gjithë shqiptaria janë aty për të bërë lojtarin e 12-të.

(er.shk/ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb