TIRANE – Pas një muaji ditën e djeshme u mbyll Botërori “Rusi 2018” me fitoren e Francës. Finalen e madhe e hapi këngëarja e njohur Era Istrefi, ku performoi në krah të Will Smith Nicky Jam.

Ky ishte një sukses i madh për Erën, por jo vetëm. Mirëpo, si çdo sukses ka komente nga më të ndryshmet. Pas perfomancës së Erës ditën e djeshme në stadiumin “Lushniki Area”, ndjekësit e këngëtares kanë shkruar se ajo nuk ka kënduar Live.


Mirëpo sot Era u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që dyshojnë se ajo thjesht ka lëvizur buzët dhe nuk ka kënduar Live. Ajo i ka shkruar një komentuesi si qëndron e vërteta e perfomancës.

“Tërhiqe dhe shiko videot. Mund të më dëgjosh mua duke kënduar live. Shpresoj që të rregullojnë muzikën kur të publikojnë videon zyrtare të performancës”,-shkruan Era në Instagram. Pra këngëtarja shqiptare ka kënduar live.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: