Policia britanike u kërkoi tifozëve anglezë, të cilët do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Rusi, për të mos valëvitur flamurin anglez, pasi mund të konsiderohet si gjest “armiqësor” dhe “imperialist”.

“Mendoj se njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me flamujt. Mund të shfaqet si imperialiste dhe të nxisë armiqësinë”, pohoi Mark Roberts, drejtues i operacioneve të futbollit brenda NPCC-së, organ i koordinimit në policinë britanike.

“I kërkojmë në mënyrë të theksuar individëve për të dëshmuar maturi nëse valëvitin flamujt në publik. Nuk presim që individë të hyjnë në vendin tonë, të ekzaltohen dhe më pas të valëvitin flamujt. Duhet të dëshmojmë të njëjtën mirësjellje nëse dalim jashtë vendit”, theksohet nga policia.

Gjatë Europianit 2016, huliganët rusë sulmuan tifozët anglezë në Marsejë duke postuar më pas foto të dhjetëra flamujve anglezë të rrëmbyer prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb