Rrugëtimi i Kombëtares në “Euro 2016” nisi me një fitore në transfertë, nisi nga këmbët e Bekim Balës teksa suprizonte Portugalinë, kampione në fuqi e Evropës. Historia përsëritet sërish, është i njëjti personazh, thjeshtë ndryshon vendi dhe kundërshtari.

Shqipëria tashmë nuk është një surprizë e bukur por një realitet me synime të qarta. Fitorja kundër Maqedonisë ishte një objektiv, kjo për një arsye të thjeshtë. Shqipëria bën pjesë në grupin G sëbashku me skuadra që kanë bërë historinë në futbollin Botëror, Italinë dhe Spanjën. Dy bigët Evropian shpërthyen mbrëmjen e djeshme, Spanja i shkaktoi tërmet tetë ballësh Litenshtenjtit ndërsa Italia mposhti 3-1 Izraelin.

Pas takimeve të para në grup, Shqipëria ndodhet aty, më pikë të plota sëbashku me Spanjën dhe Italianë. Vetëm golavarazhi e renditet Shqipërinë në vendin e tretë. Kuqezinjtë rikthehen sërish në fushë më datë 6 tetor 2016 teksa do të luajnë në transfertë përballë Litenshtejnit.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb