Politikani i njohur i opozitës ruse, Vladimir Kara-Murza u arrestua nga policia jashtë shtëpisë së tij në Moskë.

“Kara-Murza do të qëndrojë në paraburgim policor gjatë natës”, theksoi avokati i tij, Vadim Prokhorov.

Ai u akuzua se nuk kishte zbatuar urdhrin e një oficeri policie. Akuza parashikon një dënim deri në 15 ditë burg. Fillimisht nuk dihej asgjë për akuzat e tjera.

Kara-Murza, një kritik i shquar i presidentit rus Vladimir Putin, pretendon se u ka mbijetuar dy herë helmimeve misterioze për të cilat fajëson shërbimet sekrete ruse.

Sipas studimeve të grupit hetimor “Bellingcat”, Kara-Murza po persekutohej nga agjentë të shërbimit të brendshëm sekret rus, FSB, të cilët thuhet se janë të përfshirë në helmimin edhe të disidentit, Alexei Navalny.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb