Një avioni civil të kompanisë ruse UTair i është dashur të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Usink, në republikën ruse të Komit.

Teksa mjeti ishte në fazën e uljes, bishti i mjetit ka goditur pistën. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, shkak i aksidentit ka qenë një problem gjatë uljes me rrotat e Boeing, në të cilin udhëtonin 94 persona, mes të cilëve edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Shumë frikë në bord, por fatmirësisht asnjë i plagosur. Më pamjet e para momenti i uljes dhe më pas evakuimi i pasagjerëve të avionit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: