RUSI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dagestan të Rusisë, ku një person i armatosur ka qëlluar në drejtim të një grupi turistësh, duke lënë 1 të vdekur dhe 11 të plagosur, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë. Grupi i turistëve po vizitonte kalanë ndërkohë që autori qëlloi në drejtim të tyre me breshëri plumbash.

Pas kryerjes së sulmit autori është arratisur dhe policia është në kërkim të tij. Dagestani është i përfshirë nga dhuna vdekjeprurëse, e ndërlidhur me kryengritjen islamike, e cila e ka origjinën në dy luftëra separatiste në Çeçeni, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: