Ekspertët e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) kanë mbërritur në Moskë për të vlerësuar vaksinën antiCOVID-19 Sputnik V, njoftoi media ruse.

Përfaqësuesit e EMA-s, që nisi shqyrtimin e vaksinës së prodhuar nga Rusia në fillim të marsit, deri më tani kanë vizituar dy klinika në Moskë, ku mbaheshin nën vëzhgim pacientë në provat e fazës 3 të vaksinës.

“Ekspertët biseduan me personelin mjekësor në klinika”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar burime anonime.

Vizita në Rusi është pjesë e procesit të EMA-s për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës.

Sipas procedurës së “rishikimit të përsëritur”, “rezultatet e provës po shqyrtohen, edhe nëse jo të gjitha të dhënat janë ende në dispozicion dhe nuk është dorëzuar ende ndonjë kërkesë për miratim.

Nuk është e qartë se sa kohë do të zgjasë procesi i miratimit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb