Gjykata Lefortovsky e Moskës urdhëroi një tjetër arrestim me akuzën e tradhtisë së lartë, të katërtin brenda një jave.

Bëhet fjalë për E.G. Bojko, siç raporton agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti, cituar nga gazeta Novaya Gazeta Europe.

Nuk janë dhënë detaje për rastin, pasi është konfidencial.

Këtë javë një gjykatë në Moskë arrestoi tre njerëz përkatësisht Dovgn, Rasulov dhe Slovodchikova me akuzën e tradhtisë së lartë. Kjo e fundit, siç shkruan Ria Novosti, me siguri është ndaluar më herët në rajonin e Moskës ku po mbahet.

Sipas llogaritjeve të BBC-së, të paktën 26 të dyshuar janë arrestuar në Rusi që nga fillimi i vitit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut.

BBC thekson se numri i personave të arrestuar në Rusi me akuzën e tradhtisë së lartë në vitin 2023 është pothuajse i njëjtë me ata të arrestuar për të njëjtën akuzë për të gjithë vitin 2022. Vitin e kaluar janë ngritur gjithsej 22 padi sipas nenit të tradhtisë së lartë.

Më 18 prill, Duma ruse votoi për ndryshimet në Kodin Penal që përcakton burgimin e përjetshëm për tradhti të lartë. Aktualisht, sipas nenit aktual, dënimet janë me burg nga 12 deri në 20 vjet.

(BlkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb