Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha dje se e shikon si shumë pak të mundshme arritjen e një marrëveshje me SHBA-në për traktatin e tyre të fundit të madh në lidhje me çarmatosjen.

Të dy fuqitë diskutuan të ardhmen e traktatit të ri “START”, një pakt që kufizon armët bërthamore strategjike dhe që do të skadojë në shkurt 2021.

“Kolegët e mi, të përfshirë në bisedimet e tanishme me negociatorët e SHBA-së ndanë të njëjtat pikëpamje”, u shpreh ai.

“Megjithatë, ne nuk do ta mbyllnim kurrë derën dhe as të ndërpresim çdo kontakt”, shtoi Lavrov.

Uashingtoni dhe Moska zhvilluan bisedime javën e kaluar në Helsinki, por nuk u arritën përparime të mëdha.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb