RUSI-Pretendimi i Kievit se Ukraina po i tërheq armët e saj të rënda nga lindja e vendit, si pjesë e marrëveshjeve të paqes të nënshkruara në Minsk, është një bllof i vërtetë, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në një komunikatë të shoqëruar me filmime, Moska shfaq sekuenca të marra nga disa media, ku tregohet se batalioni i vullnetarëve ukrainas ”Azov” përdor artileri të rëndë, në një zonë nën mbikëqyrjen e OSBE-së.

”Bëhet fjalë për shkelje të marrëveshjeve të Minskut, që parashikojnë tërheqjen e armëve të rënda nga linja e frontit”, sipas kryediplomatit rus.

”Deklaratat e autoriteteve ukrainase… janë një bllof i vërtetë”, thekson Lavrov.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: